Ministrat e Isa Mustafës, qe qysh ekzaltohen me kangën për Milloshin dhe Car Llazarin!

Përmendorja e Car Llazarit e vendosun dje në pjesën veriore të Mitrovicës i ka gëzue krejt serbët.

Por ma të gezuem në këtë ngjarje të djeshme ishin zyrtarët e Qeverisë serbe dhe ata të Kosovës.

Ministrat e kabinetit qeveritar të Isa Mustafës si dhe deputetët e Listës Serbe assesi nuk kanë mungue në këtë ngjarje ku i pranishëm ishte shefi Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric.

Zavendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanovic, bashkë me ministrat e Qeverisë, Lubomir Maric dhe Dalibor Jevtic përveç se e kanë ndjek në çdo hap të dërguemin e kryeministrit, Aleksandër Vucic, ata edhe kanë veprue njajtë, ashtu si ka veprue Djuric’i.

Ata kanë duartrokit, por edhe knue kur në manifestim asht knue kanga nacionaliste serbe për Kosovën.

Mediat kanë kap momentin kur ministrat e Qeverisë së Kosovës shihen tue knue dhe duartrokit për kangën e Betejës së Kosovës.

Kjo kangë i kushtohet Betejës së humbun të serbëve më 28 Qershor të vitit 1389 në Gazimestan.

Në këtë luftën nga ushtria osmane asht vra Car Llazari.

Që nga ajo kohë serbët Betejën e Kosovës e konsiderojnë si fitore.