Ministrat e Jashtëm mblidhen në Hiroshimë për me diskutue për armët bërthamore

Në nji qytet të shkatërruem nga bomba atomike e lëshueme nga SHBA’t ma shumë se 70 vjet ma parë, Hiroshimë, Japonia ka me mbajtë nji takim të ministrave të jashtëm nga Grupi i Shtatë Shteteve me ekonominë ma të avancueme (G7), tue ba thirrje për me i dhane fund armëve bërthamore.

Ministri i jashtëm japonez, Fumio Kishida, i cili kryeson takimin vjetor dy-ditorë të këtij viti, tha sot se ministrat kane me diskutue gjithashtu për hapat e anti-terrorizmit, sigurisë detare, dhe çashtjet që lidhen me Korenë e Veriut, Ukrainën e Lindjen e Mesme.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry pritet me u bashkue në Hiroshimë me homologët e tij nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia, të Hanën për me vizitue nji muze të bombës atomike, dhe për me vendos lule në nji monument përkujtimor të viktimave të bombës bërthamore, tue u ba i pari amerikan në këtë post që banë nji veprim të tillë.

Ministri i jashtëm japonez ka me mbajtë nji konferencë për shtyp të Hanën mbasdite, si kryetar i takimit të ministrave të jashtëm të G7, dhe ka me njoftue për deklaratat që ka ba grupi për çashtjet që kane me u diskue.