Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Durrës

poposki-mogherini=bushati

Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot dhe nesër në Durrës për të diskutu mbi përgaditjen e projekteve rajonale të ndërlidhjes në fushën e transportit dhe energjisë.

 
Në këtë Ministrial do të jenë të pranishëm Komisioneri i BE’s për Politikën Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjanimit, Johannes Hahn, Sekretari i Përgjithshëm e RCC, Svilanovic, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Lubomir Zaoralek në kapacitetin e tij si kryesues i radhës i Grupit të Vishegradit (V4) si dhe Sekretari i Shtetit, Harlem Desir dhe Nën-sekretari italian për Punët e Jashtme Vincenzo Amendola si të ftuem nderi, percjell Albeu.

Ky Ministerial do të jetë nji mundësi për pjesëmarrësit për të vlerësu dhe thellu ma tej punën e bame lidhun me përgaditjen e projekteve rajonale të ndërlidhjes në fushën e transportit dhe energjisë, në kuadër të përgaditjeve për Samitin për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në Paris në muejin Korrik të këtij viti.