Ministren shqiptare e pret sot homologu i saj kosovar

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipnisë, Mimi Kodheli, po qendron në vizitë zyrtare në Kosovë, e cila sot ka me vizitue Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila ka me u prit nga homologu i saj, Haki Demolli.
Simbas nji njoftimi për media të MFSK’s, mbas këtij takimi ka me u vazhdue me nji takim bilateral në mes të dy delegacioneve, ku më pas dy ministrat kanë  me ju  drejtue mediave.

Kodheli ka ardhë dje në Kosovë, ku në Komunën e Gjilanit ka mbajtë nji fjalë rasti.

Ajo këtë vizitë e realizon gjatë ditëve të shenimit të Ditës së Pamvarësisë së Shqipnisë.