Ministri Abrashi folë për pensionistët dhe veteranët

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka thanë se me skemën e re pensionale kanë me u suspendue me mija pensionistë për shkak të dokumentacionit të parregullt.

Arban Abrashi ka deklarue në Info Magazine të Klan Kosovës se kjo skemë e re kushton rreth 130 milionë euro në vit.

“Nuk asht marrë vemendja e duhun e publikut per këto probleme. Gjithçka që ndërlidhet me dialogun social ka mbetë paksa anash. Në qoftë se i kishim pasë duert e lira të punonim vetëm në çashtjet për të cilat jemi të thirrun, kishim me ja dalë mirë. Por, me gjithë problemet, për këto dy vjet qeverisje, kemi arritë progres sa i përket dialogut social”, ka pohue Abrashi.

“Kemi përpilue skemën e re të pensioneve që i kushton shtetit 130 milionë euro në vit”.

“Po ashtu, kemi pensionistë që kanë aplikue, që janë suspendue në mungesë të dokumenteve të rregullta. Asht suspendue nji numër i madh pensionistësh, rreth 25 mijë. Por, kemi pas edhe nji tjetër afat për sjelljen e dokumenteve”.

Abrashi ka folë edhe për pensionet e veteranëve të luftës.

Simbas ministrit, problem rreth këtyne pensioneve ka paraqitë edhe fakti se numri i veteranëve ka dalë dyfishë ma i madhë sesa e kanë parapa në fillim të procesit.

“Jemi pajtue që veteranëve t’iu ndahet nji buxhet prej 25 milionë eurosh. Numri i veteranëve asht dyfishue dhe kjo ka paraqitë probleme. Qeveria duhet të reagojë për këtë çashtje, kështu kemi ranë dakord edhe në mbledhjen e qeverisë”.