Ministri Abrashi jep nji lajm të randësishëm për pensionet

arbanabrashi

Ditë ma parë asht paralajmërue që të ketë ndryshime në çashtjen e pensioneve të familjarëve të dëshmorëve.

Vendimi që familjarëve të dëshmorëve të ju ndalen pensionet ka ba që Kryetari i këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK’s, Xhevdet Qeriqi të paralajmërojë protestë të mundshme në ditën e Premte.

Ndërsa, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi në nji prononcim për Indeksonline ka theksue që ka mundësi që përgjatë kësaj jave të bahet nji ndryshim apo plotësim i ligjit të vendosun rreth ndamjes së pensioneve.

“Ka mundësi të bahet nji ndryshim apo plotësim i ligjit që disa pensione të mos ndalen, por që duhet të kqyret se cilat nga këto kategori kanë me pasë mundësi që të vendosin rreth marrjes së dy pensioneve ma të favorshme që nënkuptohet pensioni ma i naltë”, ka thanë Abrashi.

Simbas tij, ky plotësim i ligjit ka nevojë për pak kohë derisa të vendoset se cilat kategori apo baziku i dëshmorëve që duhet të ndërlidhet me këtë ndamje, mbasi janë rreth 20 skema se ku munden të merren këto pensione.

“Ndërsa, simbas vendimit që asht marrë tash nëse dikush i lëshon pagesat atëherë mundet edhe të dënohet mbasi që ky vendim asht i ngritun nga auditori. Ligji asht i vendosun në bazë të auditorit dhe pritet që të bahet ky plotësim/ndryshim i këtij ligji gjatë kësaj jave”, ka shtue Abrashi.