Ministri austriak: Kosova duhet me luftue radikalizmin, gratë po paguhen që n’rrugë me ecë të mbulueme

Ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurz, i cili u nis për në New York, në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme, shprehu shqetësim lidhun me radikalizimit islamik në rajonin e Ballkanit Perendimor.

Mbas nismës së tij në Misionin e Austrisë në KB, sonte organizohet takim i ministrave të jashtëm të shteteve nga Ballkani Perendimor.

Kurtz deklaroi se nuk guxon të humbet perspektiva europiane për vendet nga Ballkani Perendimor në momentin kur vëmendja ka marrë kahje drejt Brexit’ot dhe marrëdhanieve ndërmjet Bashkimit Europian dhe Turqisë.

Ai theksoi se posaçërisht autoritetet në Shqipni, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë duhet t’i kundërvihen radikalizimit islamik në rritje, “Sepse atje po përhapet ndikimi fetar-ideologjik, ndërsa gratë paguhen që në rrugë të ecin të mbulueme”.