Ministri belg: Salah Abdeslam ka planifikue sulme të reja, e kemi zbulue nji rrjet njerëzish rreth tij

Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Didier Reynders, ka zbulue se i dyshuemi për sulmin terrorist të vitit të kaluem në Paris, Salah Abdeslam i ka thanë hetuesve se kishte planifikue me krye sulme të reja, raporton Anadolu Agency.

“Ishte i gatshëm me nisë diçka të re nga Brukseli. Kemi gjete shumë armatim të randë dhe e kemi zbulue nji rrjet njerëzish rreth tij në Bruksel”, tha shefi i diplomacisë belge.

Në të njajtën kohë, avokati mbrojtës tha se ka me paditë prokurorin francez për arsye se e “ka shkel besueshmëninë e hetimit lidhun me sulmin e 13 Nantorit në Paris”.

Avokati Sven Mary deklaroi për mediat belge se nji pjesë e konferencës për shtyp ,të cilën të Shtunën e mbajti prokurori francez Francois Molins, e ka shkelur ligjin dhe se kjo nuk guxon të kalue pa pasoja.