Ministri britanik për MSA’n. Luftone korrupcionin!

lidinfton

Ministri për Europë i Britanisë së Madhe, David Lidington ka pershëndet hymjen në fuqi te Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim.

Ministri Lidington ka thanë se MSA asht shpërblim për punën e vështirë që asht ba në Prishtinë dhe në Bruksel.

 
“MSA asht marrëdhania e parë kontraktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Europian, që përfaqëson nji hap të madh të Kosovës në rrugën e saj europiane. MSA do ta ndihmojë Kosovën dhe rajonin në forcimin e stabiliteti dhe prosperiteti tue e rritë kështu angazhimin e BE’s në Kosovë.

Unë e inkurajojë Kosovën që të përfitojë nga mundësitë e marrëveshjes, që të angazhohen tue ba reforma në sfidat që po përballet, në mënyrë të veçantë në sundimin e ligjit dhe korrupcionit.

Progresi në reforma do ta ndihmojë Kosovën në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, dhe do të ndihmojë në tërheqjen e investimeve që janë shumë të nevojshme”, ka thanë ministri britanik.