Ministri dhe komandanti i FSK’s bajnë homazhe në varrezat e Koshares

fsk

Ministri i FSK’s, Haki Demolli dhe komandanti, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me zavendësministrin Fadil Gashi, gjeneralët e brigadës, Nazmi Brahimaj dhe Gëzim Hazrolli, si dhe zyrtarë dhe oficerë të naltë të Ministrisë dhe FSK’s, sot morën pjesë në shenimin e përvjetorit të 17’të të manifestimit “Ditët e Shqipes” të Betejës së UÇK-së në Koshare.

Ministri Demolli dhe komandanti Rama, në varrezat e deshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani” banë homazhe – dhe në nderim të deshmorëve të kësaj Brigade vendosen kunora me lule të freskëta, si dhe takuen familjarët e deshmorëve të cilëve u shprehën ngushëllimet dhe krenarinë e tyne për heroizmin e bijve dhe bijave të tyne, në luftën e shejtë që banë për thyemjen e kufinit Kosovë-Shqipni.

Ministri dhe komandanti së bashku me delegacionin e MFSK’s, përcollën edhe manifestimin “Ditët e shqipes” organizue nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës Isa Mustafës.