Ministri garanton. Vizat hiqen sivjet!

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, në nji intervistë për Zëri deklaron se Kosova i ka përmbush të gjitha kriteret e nevojshme për heqjen e vizave nga BE dhe shprehet i bindun se sivjet do të ketë liberalizim.

Simbas Çollakut, BE panevojshëm po e shtyn liberalizimin.

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, ndihet optimist se mbrenda këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm mbrenda Bashkimit Europian pa viza.