Ministri Gashi takohet me kompaninë gjermane, premtohet investim 175 milionë euro

Kompania gjermane, “Sowi Kosovo”, asht e gatshme m’i investue 175 milionë euro në Republikën e Kosovës, në sektorin e energjisë së ripërtërishme. Me këtë pritet me qenë kompania e parë e regjistrueme si investitor strategjik në kuadër të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, njiherit zavendëskryeministër, Dardan Gashi, asht takue me udhëheqësit e kompanisë “Sowi Kosovo” dhe në prani të zavendësambasadorit gjerman, Jan Axel Voss, ka sigurue se Republika e Kosovës asht e përkushtueme m’i mbështetë investitorët nga shtetet mike si Gjermania.

“Gjermania asht nji vend mik, i ka mbështetë vazhdimisht proceset nëpër të cilat po kalon Republika dhe, sigurisht, e ka derën hapun me investue në vendin tonë. Nëse shkon gjithçka siç duhet me projektin, atëherë ky ka me qenë investimi ma i madh i realizuem në Kosovë që nga mbaslufta”,- ka thanë zavendëskryeministri Gashi.

Shperndaje në: