Ministri gjerman, Christian Schmidt, vjen sot në Kosovë

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Christian Schmidt, sot viziton Kosovën, ku ka me u pritë nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.

Takimi mes dy ministrave, të shoqnuem edhe nga delegacionet, zhvillohet në orën 11:00, në ndërtesën e Qeverisë.

Mbas takimit, të dy ministrat mbajnë nji konferencë për media.