Ministri Hamza me nji lajm të madh për rritjen e pagave në sektorin publik

bedri hamza

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka folë për rishikimin e buxhetit, sigurimin e mjeteve për pagesën e Veteranëve të UÇK’s – po ashtu ai ka premtue se ka me pasë rritje të pagave për shërbyesit civilë, të cilët paguhen nga buxheti i shtetit.

Simbas tij, gjatë mandatit të kaluem qeverisës nuk ka pasë planifikim të mirë të shpenzimeve.

Madje, siç ka thanë ai, edhe buxheti i planifikuem prej 2 miliardë eurove për vitin 2017, nuk ka qenë i mirëplanifikuem, mbasi që me rishikim të buxhetit kjo shumë ka me u ulë në 1.8 milion euro.

Ministri, Bedri Hamza, i cili menaxhon me kuletën e shtetit ka thanë se ju asht dashtë m’i gjetë rreth 100 milionë euro m’i mbulue mungesat buxhetore.

Ai edhe nji herë e ka rikonfirmue se ka me pasë rritje të pagave, por e cila ka me u bazue simbas rritjes ekonomike.

“Rritja e pagave ka me qenë në përputhje me rritjen ekonomike nominale dhe mbi bazë të kësaj ka me u krijue dhe buxheti për vitin 2018. Fokusi i ynë ka me qenë mbështetja për sektorin privat. Kemi me fillue me masa të cilat kanë me prodhue rezultate”, thekson ministri Hamza./Telegrafi

Shperndaje në: