Ministri Hoti kallxon për borxhin publik të Kosovës

Ministiri Financave Avdullah Hoti ka theksue se borxhi publik i Kosovës asht i ulët dhe i përballueshëm.

Statusi i plotë i Hotit:

Borxhi publik i Kosovë është i ulët dhe i përballueshëm

Borxhi publik ka arritur në 804 milion euro, që është 13% e Produktit të Brendshëm Bruto që vlerësohet të jetë 6.03 miliard euro. Kjo vlerë është shumë e ulët krahasuar me vendet në rajon, të cilat kanë borxh prej 40% deri në 76% të BPV-së së tyre.Sot, 87% e borxhit që ka Kosova është në valutën euro, që nuk ka rrezik në rritjen e obligimeve për pagesën e borxhit si rezultat i ndryshimit të kursit të këmbimit të euros me valutat e tjera. Edhe pjesa e mbetur është në valuta të shteteve të fuqishme dhe në valutë SDR, për të cilat kursi i këmbimit karshi euros është i qëndrueshëm.Po ashtu, 82% e borxhit është me normë fikse të interesit dhe mjaft të ulët. Pjesa tjetër e borxhit ka normë variabile të interesit, por që për shkak të stabilitetit në tregjet financiare nga ku ka huazuar Kosova, rreziku është mjaft i ulët.Qeveria do të vazhdojë të jetë shumë e kujdesshme në rritjen e borxhit për të ruajtur strukturën shumë të volitshme të borxhit publik.