Ministri Hoti: Kemi nda 38 milionë euro për pensionet e veteranëve, por nuk mjaftojnë

Ministri i Financave Avdullah Hoti pranon se përkundër progresit që kanë ba në tana fushat, kanë nji çështje ende të pazgjidhun, që ka të bajë me Reformën për Skemën e Pensioneve për Veteranët e Luftës.

Ai pranon se kanë nda 38 milionë euro për këtë çashtje, por që nuk mjaftojnë as për së afërmi dhe simbas tij, këtu nuk kanë mospajtime me FMN’në.

“Na me draft Buxhetin për vitin 2017 jemi pajtue që të alokojmë nji shume prej rreth 38 milion euro, dhe këtu nuk kemi mospajtim me FMN. Por, kjo shumë nuk ka me mjaftue as për së afërmi, nëse nuk reformojmë këtë skemë. Në këtë kontekst, na po presim që në ditët e ardhshme, të kemi diskutime të nivelit ma të nalt për këtë çashtje dhe të vendosim se në çfarë drejtimi duem të shkojmë”, tha Hoti.