Ministri Hoti vjen me nji lajm të keq për veteranët!

Ministria e Financave nuk po arrinë me i sigurue mjetet për me i pague pensionet për veteranët e luftës.

Këtë e bani të ditun sot ministri i Financave, Avdullah Hoti, gjatë nji konference të mbajtun në Doganat e Kosovës.

Hoti me këtë rast dha nji lajm të hidhun për krejt veteranët, tue thanë se numri i tyne po shtohet dita e ditës dhe se shuma totale e destinueme për pensione, nuk po lejohet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

“Nuk janë sigurue mjetet për veteranët. Numri i tyne, dita ditës po shtohen. Çashtja e pagesës për veteranët asht e lidhun me Fondin Monetar Nderkombëtar (FMN). është e rëndësishme që ne të gjejmë një zgjidhje sa më parë, por tani për tani nuk ka mjete, janë vetëm 25 milionë euro, pra nuk ka më shumë”, ka thanë Hoti.

 
Çashtja e pensioneve për veteranët e luftës asht ngrit si çashtje edhe ma parë nga FMN, të cilët kanë sugjerue Qeverinë e Kosovës që me ulë numrin e pensioneve, mbasi që numri aktual i veteranëve paraqet ngarkesë për buxhetin në vend.