Ministri Hoxhaj flet për buxhetin dhe njohjet e reja

​Ministri i Jashtëm i Kosovës, njiherit nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, asht shprehë optimist për kalimin e Buxhetit për vitin 2017 në Kuvendin e Kosovës.

“Unë mendoj që ka e pasë hapësinë të mjaftueshme që me partnerët tanë të koalicionit m’i tejkalue dallimet dhe t’i zgjedhim problemet të cilat munden me qenë parakusht për dallime”, ka thanë Hoxhaj për transmetuesin publik.

“Nuk besoj që gjanat kanë me shkue në atë drejtim saqë buxheti mundet me qenë i pazgjidhun”, asht shprehë Hoxhaj.

“Besoj që kemi me pasë vota të mjaftueshme dhe kemi me ba zgjidhje për çdo situatë”, ka thanë Hoxhaj.

Hoxhaj ka folëe dhe për njohjet e reja për Kosovën, tue premtue se dy njohje të reja shtetit kanë m’i ardhë mbrenda Dhetorit.

“Kam paralajmërue që kanë me ardhë tri njohje. Nji ka ardhë. Deri në fund të Dhetorit ka me pasë njohje të reja”, ka thanë Hoxhaj.