Ministri Hoxhaj i dorëzon kërkesën për njohje Madagascarit

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takue sot ministren e Jashtme të Madagascarit, Beatrice Atalla, në kuadër të Samitit të Francofonisë që po mbahet në Madagascar.

Hoxhaj e ka falënderue homologen për ftesën si vend nikoqir i Samitit të Francofonisë, ndërsa ka bisedue për njohjen e pamvarësisë së Kosovës nga ky shtet. Me këtë rast, Hoxhaj i ka dorëzue ministres Atalla edhe kërkesën zyrtare për njohje.

Mbas takimit, Hoxhaj deklaroi se pret mbështetjen e Madagascarit për Kosovën dhe se asht i interesuem për bashkëpunim ndërshtetnor si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët, thuhet në komunikatën e MPJ’s.

Ndërsa, ministrja Atalla e ka falënderue Hoxhajn për vizitën si dhe dorëzimin e kërkesës për njohje nga ana e Kosovës.