Ministri Hoxhaj me lajme të mira për liberalizimin

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit të tij në Poloni ka takue ndaras homologët e tij të Polonisë dhe Sllovakisë.

Në takimin me ministrin e Jashtëm polak, Witold Waszczykowski, Hoxhaj ka bisedue për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve, por edhe për përkrahje multilaterale. Ai e ka falënderue ministrin polak për ftesën për me marrë pjesë në Forumin e Ministrave të Jashtëm të shteteve të Vishegradit dhe Ballkanit Perendimor.

Ministri Hoxhaj, me homologun e tij polak ka bisedue edhe për përkrahjen e Polonisë në proceset dhe rrugën drejt BE’s dhe NATO’s, ndërsa fokus i veçantë gjatë bisedës i asht kushtue liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kryediplomati Hoxhaj asht takue edhe me ministrin e Jashtëm sllovak Miroslav Lajčák, me të cilin ka diskutue për liberalizimin e vizave për Kosovën. Meqë Sllovakia aktualisht ka presidencën e BE’s, Hoxhaj ka kërkue nga Lajčák që në fundvit me pasë nji vendim pozitiv për Kosovën sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.

“Kam pasë takime shumë pozitive me homologët e mi nga Polonia dhe Sllovakia. Kemi bisedue për bashkëpunim në shumë fusha, mirëpo randësinë ma të madhe ja kam kushtue çashtjes së liberalizimit të vizave për Kosovën. Meqë Sllovakia ka edhe presidencën e BE’s, kam kërkue nga ministri Lajcak që me pasë nji vendim pozitiv në këtë drejtim. Besoj që edhe mbrenda BE’s asht rritë gadishmënia për nji vendim pozitiv për vizat për Kosovën”, ka deklarue Hoxhaj mbas takimeve.

Në anën tjetër, sot asht miratue edhe deklarata e përbashkët e shteteve të Vishegradit, në të cilën flitet edhe për Kosovën dhe të arritunat e saj.