Ministri Hoxhaj merr mbështetje nga Holanda për liberalizimin

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, po e vazhdon vizitën zyrtare në Holandë, ku asht takue me deputetë të Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, me të cilët ka diskutue kryesisht për çashtjen e liberalizimit të vizave dhe thellimin e matejmë të bashkëpunimit parlamentar ndërmjet Kosovës dhe Holandës.

Në takimin me Kryesuesin, Theo van Toor, Hoxhaj i ka kërkue mbështetje të drejtpërdrejt për vizat, nji vendimmarrje e randësishme që ka me ndodhë javët e ardhshme në Bruksel.

Hoxhaj ka takue edhe Ministrin për Migracion, Klaas Dijkhoff, me të cilin po ashtu ka diskutue për çashtjen e vizave.

“Në takimin që kisha me Komisionin për Punë të Jashtme pranë Parlamentit të Holandës, dhe me Ministrin për Çashtje të Migracionit, diskutuem për çashtjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Mund të them që nga pala holandeze ka nji mbështetje të plotë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza drejt Europës në atë moment kur plotësohen edhe kushtet e fundit që kanë mbetë të përmbushen”, ka thanë Hoxhaj.