Ministri Hoxhaj në Munich

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka arritë në mbramje në Munich ku e ka vizitue familjen Segashi, e cila ka humbë vajzën 14 vjeçare në ngjarjen e Munich’ut.

Hoxhaj u ka shprehë ngushëllime familjarëve dhe shumë të afërmëve tjerë të mbledhun për me i qëndrue afër familjes në këto momente të vështira.

“Jam këtu me ju me i shpreh ngushëllimet e mija dhe të qytetarëve të Kosovës. Të marrë pak nga dhimbja juej e madhe që keni sot. Na si shtet i Kosovës kemi me qenë pranë jush si çdo shqiptar në këto orë”, ka thanë Hoxhaj.

Mandej, ministri Hoxhaj ka vizitue edhe vendin ku ka ndodhë tragjedia tue vendosë lule pikërisht në njanën nga pjesët ku ka pasë viktima ma shumë.

Gjatë qëndrimit në Munich, Hoxhaj asht pritë edhe nga Ministria e Shtetit të Republikës së Bayern’it, Beate Merk.

4-7