Ministri Hoxhaj në Suedi për me kërkue mbështetje për Kosovën në integrimet euro-atlantike

enverhoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtue për vizitë zyrtare në Suedi.

Kryediplomati Hoxhaj ka me u takue me homologen suedeze, Margot Wallström, me të cilën ka me diskutue për avancimin e marrëdhanieve ndërmjet dy shteteve.

Në këtë drejtim, ministri Hoxhaj pritet me kërkue nga Wallström, vazhdimin e përkrahjes për Kosovën në fushat që kanë objektiv përshpejtimin e procesit integrues në strukturat euro-atlantike mbsi që Suedia asht nji nga shtetet e shumta që e ka mbështetë Kosovën në sektorë të randësishëm si, në zhvillimin e arsimit, mjedis dhe klimë, në qeverisjen demokratike dhe në respektimin e të drejtave të njeriut.