Ministri Hoxhaj paralajmëron njohje të reja

enverhoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë ka paralajmërue se shumë shpejtë kanë me ardhë njohje të reja për Republikën e Kosovës.

Ministri Hoxhaj, ka informue kabinetin qeveritar për aktivitetet lobuese që i ka pasë gjatë dy muejve të fundit në Afrikë, Azi dhe në Amerikën Latine, me qëllim të rritjes së njohjeve për Kosovën.

Ai e ka sigurue kabinetin qeveritar se gjatë ditëve të ardhshme ka me pasë lajme të mira dhe se disa vende kanë me njoft Kosovën.

“Procesi i njohjes së Kosovës asht ba i vështirë, megjithatë due me ju sigurue se gjatë ditëve të ardhshme ka me pasë lajme të mira dhe ka me pasë disa vende, të cilat kanë me njoft Republikën e Kosovës”, tha ministri Hoxhaj.

Hoxhaj ka thanë se qëllimi kryesor i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës asht rritja e numrit të njohjeve me qëllim që në momentin që Kosova të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, me pasë vota të mjaftueshme.