Ministri Hyseni: S’duhet me i mbyllë sytë as veshët kundër terrorizmit!

Në kuadër të vizitave nëpër komuna të Kosovës për siguri, ministri i Mbrendshëm, Skender Hyseni sot në komunën e Gjilanit theksoi se Kosova mbrenda vitit të fundit asht vlerësue për parandalimin e dhunës së ekstremizmit dhe terrorizimit.

Pamvarësisht këtyne sukseseve të arrituna në këtë fushë, ministri Hyseni theksoi se nuk ban të ndihemi komod, sepse simbas tij, ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi janë sëmundje tepër tinëzare dhe nuk i dihet asnjiherë se ku ka me goditë, edhe mund të konstatohet se Kosova i ka punët mirë nga aspekti i shifrave dhe të dhanave.

Hyseni theksoi se përkundër gjendjes së mirë kjo duhet t’i mbajë institucionet e shtetit të mobilizueme dhe shumë të vëmendshme.