Ministri i Drejtësisë paralajmëron hetim të pasunisë së zyrtarëve publikë

Ka fillue punëtoria dyditore e organizueme nga TAIEX dhe Agjencia për Administrimin e Pasunisë së Sekuestrueme dhe të Konfiskueme (AAPSK), e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, me temën “Menaxhimi i pasunive të sekuestrueme dhe të konfiskueme”.

Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë, ka paralajmërue hetim të pasunisë së zyrtarëve publikë, raporton Ekonomia Online.

“Në fillim të punës time kam fillue për planifikim ndryshimet, për ligjin, i cili ndëshkon krimin e organizuem dhe korrupcionin”.

“Kemi me krijue mekanizma efikas, kemi me krijue politika, të cilat kanë me mundësue që ajo pasuni kudo qoftë, qoftë te zyrtarë, qoftë te bizniset, që asht e pajustifikueshme, me ju kthye shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”.