Ministri i Drejtësisë: S’më ka ftue Prokuroria, jam i gatshëm me dëshmue kundër Molliqajt

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thanë se ende askush nga Prokuroria nuk e ka ftue me deshmue për akuzat e tij publike dhe konkrete ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.

“Jo nuk më kanë ftue deri tash. Qendrimi im dihet, publik ka qenë, nuk kam marr ndonji ftesë deri tash”, ka thanë ministri Tahiri. I pyetun se a ka me ju përgjigjë ftesës së prokurorisë, ministri Tahiri ka thanë se mbi të gjitha ai asht qytetar i Kosovës.

“Mbi të gjitha jam qytetar i Republikës së Kosovës, para se të jem ministër dhe para se të kem pozitë politike dhe normalisht çfarëdo ftese që kam me marr nga Prokuroria apo policia apo kushdo të jetë, unë jam në dispozicion. Unë sot mbaj nji pozicion të ri, si ministër i drejtësisë, nuk du me u lshue në këtë çashtje. Deklaratat e mia kanë qenë publike, jam në dispozicion të gjithë atyne që mendojnë që duhet të shtjellohet ma tej kjo çashtje”, ka deklarue ai në nji intervistë për emisionin “Betimi për Drejtësi” të transmetuem në RTK1.

Ministri Tahiri, i cili asht edhe anëtar i Kryesisë së PDK, ish-Këshilltar i Kryeministrit dhe Presidentit Thaçi, kishte akuzue publikisht Dardan Molliqajn në nji postim në Facebook, tue e quejt “kriminel ordiner”, ndërsa kishte ngritë akuza të fuqishme edhe ndaj organeve të drejtësisë, të cilat simbas tij, përkundër dëshmive, kishin lanë të lirë Molliqajn.

Shperndaje në: