Ministri i Financave të Shqipnisë, Arben Ahmetaj viziton Kosovën

Sot në Prishtinë ka me qëndrue për vizitë zyrtare delegacioni së Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipnisë, i primë nga Ministri Arben Ahmetaj, të cilin ka me prit Ministri i Financave, Avdullah Hoti.

Në kuadër të vizitës ka me u mbajtë edhe tryeza “Dialogu ndërshtetëror: Të bamit biznes – sfidat e qasjes në tregjet respektive”.

Në këtë tryezë, kanë me marrë pjesë delegacioni i Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës i kryesuem nga ministri i Financave Avdullah Hoti, delegacioni i Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipnisë i kryesuem nga ministri i Financave Arben Ahmetaj, si dhe përfaqësues të odave/dhomave ekonomike të dy vendeve.