Ministri i Financave vjen me nji lajm të keq për veteranët!

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka ba me dije se buxheti aktual prej 32 milionë eurosh do të jetë i pamjaftueshëm për pensionet e veteranëve të luftës së UÇK’s.

Ai ka thanë se duhet konsensus i plotë në shoqninë e Kosovës për me përballue koston e veteranëve dhe kategorive të tjera të luftës së UÇK’s.

Hoti ju ka ba thirrje institucioneve vendore për me gjetë nji zgjidhje afatgjate sa i përket buxhetit të veteranëve.

Ministri Hoti n’intervistën për “Epoka e Re” ka folë edhe për procesin e faljeve të borxheve publike, tue paralajmërue se ligji nuk parasheh afat shtesë nëse nuk shlyhen borxhet.

Simbas Hotit, afati prej nji viti asht i mjaftueshëm për ata që kanë gatishmëni për me shlye nji pjesë të borxhit dhe për me përfitue nga falja për pjesën e mbetun të borxhit.