Ministri i FSK’s, keni me u befasue kend e ‘godet’ për Ushtrinë!

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka thanë se FSK tashma ka realizue krejt programin e saj dhe asht e gatshme për transformim të matejmë.

Por, Nenad Rashic, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, thotë se mbas asaj që ka ndodh me “Trepçën”, në këtë moment nuk egziston “hapësinë manovruese mbrenda koalicionit dhe marrëveshjes për koalicion”, për çfarëdo bisedimesh për Forcat e Armatosuna të Kosovës.
Simbas Demollit, për transformimin e FSK’s janë ba plane me faktorët ndërkombëtarë, perfshi Shtetet e Bashkueme të Amerikës dhe NATO’n, ku asht konstatue se janë krijue kapacitetet për shndërrim në ushtri.

“Na jemi të gatshëm, por jemi në pritje të vendimmarrjes politike. Ajo çka tanima asht e ditun asht se deputetët e komunitetit serb, të cilët janë në Kuvendin e Kosovës, nuk kanë shpreh ende gatishmëninë e tyne, por mendoj që me zhvillimet politike dhe me bashkëbisedimet, respektivisht me qasjen pro-aktive ndaj tyne, na e kemi edhe votën e tyne”, thotë Demolli.

Ministri Haki Demolli mendon se procesi i transformimit të FSK’s në Forca të Armatosuna nuk do të mundet me u ndalë nga askush.