Ministri i Jashtëm britanik, Johnson: Britania nuk e ka lanë Europën

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha sot në Vjenë se vendi i tij nuk e ka lanë Europën, por BE’n, dhe se ai dëshiron të vazhdojë bashkëpunimi i fortë me BE’në.

Ai mbas bisedimeve me ministrin e jashtëm austriak, Sebastian Kurz theksoi se Britania dhe mbas Brexit ka ndërmend të bashkëpunojë me vendet e BE’s.

Johnson ka thanë se Londra don nji BE të fortë dhe të fuqishëm, po ashtu ai shtoi se BE dhe Londra ndajnë nji vizion dhe nji partneritet të fortë europian.