Ministri i jashtëm grek: Politikanët shqiptarë financohen nga paret e drogës

Akuza të forta vijnë nga Ministri i Jashtëm i Greqisë. Simbas Nikos Kotzias shumë prej politikanëve shqiptarë financohen nga aktivitetet e kultivimit të drogës.

Tue folë nga Selaniku, ai ka dhanë edhe rekomandime për Tiranën zyrtare.

“Ju kemi thanë që të marrin rrugën për anëtarësim në Bashkimin Europian, që me kaq zemërgjanësi ju dha statusi në të kaluemën. Ju duhet me implementue politika kundër krimit të organizuem dhe të luftojnë drogën, sepse asht vendi i parë në botë për prodhimin e drogës dhe shumë politikanë ndoshta financohen nga ky aktivitet”,- tha ministri i Jashtëm grek.