Ministri i Mbrendshëm malazez ka nji thirrje për qytetarët

Ministri i Punëve të Mbrendshme të Malit të Zi, Goran Danilovic ka njoftue se Drejtoria e Policisë ende nuk ka marrë informacion zyrtar për arrestimin e 20 personave. Ai ka thanë se simbas informatave që ka, mbas rastit të planifikimit të sulmit nuk qëndron asnji subjekt politik, por se ka informacione për arrestimin e Bratislav Dikicit.

Ministri malazez ka kërkue nga përkrahësit e partive politike që cilido që ka arsye për të festue, mos me festue udhëve.