Ministri i mesimdhanësve i ‘godet’ keq ata të viteve ’90!

Tue e përmend edhe veten si pjesë e arsimit të viteve ’90 Arsim Bajrami tha se mësimdhanësit e asaj kohe nuk duhet me kërkue dekorata.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami foli sot në Kuvend për çashtjen e njohjes së kontributit të mësimdhanësve në vitet 90-99.

Tue ju përgjigj pyetjes parlamentare të deputetes së AAK’s Teuta Haxhiu rreth ligjit për njohjen e këtij kontributi, ministri deklaroi se ky ligj asht në vlerësim financiar.

“Ka qenë prioritet i MASHT’it dhe na e kemi ba ligjin, asht në vlerësim financiar dhe uroj që të gjendet kostoja financiare. Por ma shumë se përfitimet materiale, ky ligj ka efektet morale. Ky ka qenë nji projekt i rezistencës kombëtare ku mësimdhanësit e kanë luejt rolin që duhet ta kenë luejt,” vlerësoi Bajrami.

Bajrami theksoi se kontributi që kanë dhanë këta mësues si pjesë e rezistencës kombëtare duhet me u njoft por jo domosdoshmënisht me u dekorue.

“Nuk ka pasë alternativë tjetër për neve si mësimëdhanës përpos që të punojmë edhe në kushte të vështira dhe natyrisht na kemi të drejtë me kerkue që puna jonë me u vlerësue, por jo të marrin tash shpërblime dhe dekorata sepse ka qenë pjesë e rezistencës kombëtare, nuk kemi pasë zgjidhje tjetër,” theksoi ai.