Ministri i ri i Financave e jep nji lajm të mirë për veteranët

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka premtue se kategoritë e daluna nga lufta kanë me i marrë të gjitha pagesat që u takojnë simbas ligjit.

Ai ka deklarue se bilanci buxhetor i vendit pret që në fund të vitit të mbetet pozitiv, por se nuk do të jetë aq i naltë sa ka pretendue me qenë paraardhësi i tij.

“Nëse heqim nga totali paratë për pagesat për kategoritë e daluna nga lufta, për rrugën në drejtim të Shkupit, për detyrimet tjera nga vendimet gjyqësore, bilanci bankar ka me qenë pozitiv, por jo 467 milionë euro. Pres që bilanci në fund të vitit me qenë në përputhje me rregullativën dhe në nivel të pranueshëm për me mbrojt vendin nga rreziqe të caktueme. Kategoritë e daluna nga lufta kanë me i marrë të gjitha paratë që ju takojnë”.

 

Shperndaje në: