Ministri i ri kallxon kur ka m’u kry autostrada për Shkup

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj vizitoi t’Ejten punimet të cilat janë tue vazhdue për ndërtimin e autostradës “Arbër Xhaferi”.

Ministri Lekaj tha se për projektin në fjalë prej 62 kilometra punimet po vazhdojnë dhe nuk ka asnji vonesë në realizimin e projektit dhe simbas tij, segmenti i dytë ka me përfundue në fund të vitit kurse segmenti i tretë deri në fshatin Doganaj ka me përfundue në vitin 2018.

Lekaj tha se Qeveria nuk rrezikon me marr asnji penallti nga konsorciumi Bechtel Enka.

Drejtori i projektit Ryadh Alkhazraji tha se me Ministrin e ri janë pajtue me vazhdue punën edhe ma tej në realizimin e projektit sikur me ministrat tjerë.

Ai tha se punimet për realizimin e projektit po shkojnë mirë dhe simbas planifikimit. Po ashtu u tha se në realizimin e këtij projekti nuk ka pas asnji aksident me punëtorët.

 

Shperndaje në: