Ministri i Shëndetësisë premton nji qender për diagnostikim të kancerit të gjinit!

Asht shenue mueji i vetëdijesimit të qytetarëve për kancerin e gjinit në Kosovë, ku u tha se Ministria e Shendetësisë po punon për vetëdijesimin e qytetarëve dhe parandalimin e kancerit të gjirit te qytetarët.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani tha se ministria e tij ka me u angazhue për krijimin e nji qendre për diagnostikim të kancerit të gjinit.

Suzana Mangjuka dekane në Fakultetin e Mjekësisë, ka thanë se ka zgjedh pikërisht muejin Tetor që asht muej i vetëdijesimit të popullatës për kancerin e gjinit, për me ju dhanë mbështetje të veçantë pacientëve të diagnostikuem me këtë sëmundje.