Ministri jep shembull, çka po presin të tjerët!

Ferid Agani nuk asht i vetmi zyrtar i naltë publik që asht lirue nga pozita e ministrit, mbasi ndaj tij Prokuroria ka ngrit aktakuzë.

Në Ministrinë e Shendetësisë janë të akuzuem edhe Gani Shabani, sekretar i përgjithshëm, Remzije Thaci, kryeinspektore e Farmacisë, Gani Bajraktari, drejtor i Klinikës së Kardiologjisë, etj.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka lirue nga detyra ministrin e Ambientit, Ferid Aganin.

Lajmin për lirim nga detyra të Aganit e ka konfirmu përmes nji komunikate për media Qeveria e Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me kerkesë të ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, e ka lirue atë nga kjo detyrë.
Këtë vendim kryeministri, Isa Mustafa, e ka marrë sot”, thuhet në njoftimin e shkurtë të Qeverisë së Kosovës dërgue mediave të Hanën.

Këtë vendim kryeministri, Isa Mustafa, e ka marrë mbasi vetë Agani, tash ish-ministër i Ambientit, ka kërkue nga kryeministri me lirue nga detyra kur ndaj tij u ngrit nji aktakuzë për dyshime të keqpërdorimit të pozitës sa ai ishte ministër i Shëndetësisë.