Ministri Jevtic godet Policinë e Kosovës me deklaratën e tij për Marko Djuric

Ndalimi i Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Djuric, në Graqanicë nga Policia e Kosovës, asht quejt veprim i politizuem nga Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës,  Delibor Jevtic.  

Simbas tij Policia e Kosovës nuk ka pasë arsye të ndalojë Marko Djuric, derisa ky ishte në Graçanicë, porse këtë e kanë ba mbas urdhnave politikë për ta largue trupnisht atë nga Kosova, shkruen B92,.

“Nuk asht mirë që dikush u përpjek të largojë nji qeveritar të naltë serb në mënyrë të turpshme dhe kjo jep nji mesazh të keq. Por përgjigjen ma të mirë e dhanë vetë qytetarët e Graçanicës, të cilët menjiherë dolën në rrugë dhe treguen se cili asht mesazhi i popullit serb.Nuk asht mirë që në këtë mënyrë të bahen politizime, nuk asht diçka që i ndihmon qëllimit të përbashkët, që asht normalizimi i marrëdhanieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thanë Jevetic.