Ministri Jevtic kallxon se a ka me u shue Ministria për Kthim dhe Komunitete

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, ka thanë sot se lajmi i publikuem në disa media për shuemjen e ministrisë që ai drejton asht spekulim dhe se për nji gja të tillë nuk ka pasë as bisedime zyrtare.

Simbas tij, çashtja e kthimit në Kosovë nuk mundet me qenë e mbyllun për aq kohë sa të zhvendosunit të duen me u kthye, raporton Radio Kim. 

“Para se gjithash duhet të shohim çashtjet rreth disa vendimeve administrative se çfarë mund të bajmë ma mirë për me ba këtë kthim se sa që asht ba deri tash. Ma e randësishmja asht të vazhdojmë luftën që populli ynë me mbijetue këtu”, ka thanë Jevtic.