Ministri Jevtic: Përpjekja me arrestue Djurici’n u ba me arsye politike

Nji përpjekje për të arrestue Drejtorin e Zyrës për Kosovën Marko Djuric, natën e kalueme në Graçanicë, asht vetëm nji vazhdim i kërcënimeve ndaj stabilitetit në Kosovë, ka thanë Ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtic.

“Kushdo që dha urdhën për arrestimin e Marko Djuric, asht diçka e bame për arsye politike, në mënyrë që nji përfaqësues i naltë i shtetit të Serbisë të përulet. Reagimi i popullit serb në Graçanicë asht përgjigja ma e mirë e mundshme, por edhe mesazhi për krijimin e të njajtit ekip të tillë në detyrë të popullit serb, që nuk ka me tolerue padrejtësinë dhe sulmet politike mbi ata që mbrojnë paqen dhe bashkëjetesën në rajon”, ka thanë Jevtic.

Ai ka shtue gjithashtu se nji përpjekje për të arrestue Marko Djuric, nga ana e policisë në Kosovë, dërgon nji mesazh të drejtuem ndaj gjithë asaj që qëndron prapa Djuric, të cilat janë kryesisht mesazhe të paqes, bashkëpunimit, bashkëjetesë në mes serbëve dhe shqiptarëve.

Simbas tij, akcioni i mbramshëm ndër të tjerash kishte për qëllim dekurajimin dhe kthimin e frigësimit të vazhdueshëm të serbëve në Kosovë.