MInistri Jevtic: Po përsëritet Gjakova, kallxues ky që, serbët s’janë të mirëseardhun

Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë së Kosovës, Dalibor Jevtic, ka thanë sot se, protesta në Mushtisht e organizueme nga banorët e atjeshëm, ka dhanë mesazhin se serbët nuk janë të mirëpritun.

“Po na përsëritet Gjakova. Disa përdorin recetën e njajtë në mënyrë që të dërgojnë mesazhin se serbët nuk janë të mirëseardhun”, ka thanë Jevtic.

Ai së bashku me serbët e zhvendosun ishte parapa me marrë pjesë në përkujtimin e Tempullit për me festue themelimin e Kishës së demolueme të “Virgjneshës së Shejtë” në Mushtisht të Suharekës.