Ministri Lekaj njofton për arritjen e nji marrëveshje, qe për çka bahet fjalë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka njoftue se asht arritë mirëkuptimi qe të ndalohet bojkoti i punës se autoshkollave dhe t’ju jepet mundësi kandidatëve me i krye krejt procedurat e rregullta.

Postimi i Lekajt:

Pas diskutimeve me drejtuesit e Federatës së Autoshkollave të Kosovës është arritur mirëkuptimi që të ndalohet bojkoti i punës së autoshkollave dhe t’u jepet mundësi kandidatëve të kryejnë të gjitha procedurat e rregullta. Ne u zotuam që do të angazhohemi që nëse ka nevojë për ndryshime ligjore në pikat të cilat i kundërshtojnë autoshkollat, do të ndërmarrim hapa për të bërë rregullimet e nevojshme.

Kjo tregon se ne i jemi qasur pozitivisht zgjidhjes së problemeve dhe krijimit të mundësive për zhvillim!