Ministri malazez: Demarkacioni, problem i mbrendshëm i Kosovës

Edhe pse ka ma shumë se dy vjet që Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi asht nënshkrue, Kosova ende nuk e ka ratifikue atë.
Si pasojë kosovarët vazhdojnë të mbesin populli i vetëm i izoluem në rajon pa liberalizim vizash.

Mirëpo, për vonesat në implementimin e kësaj marrëveshje dhe izolimin e kosovarëve Mali i Zi thotë se fajtorë nuk janë ata.

Ministri i Integrimit Europian i Malit të Zi, Aleksandar Andrija Pejovic, në nji intervistë të shkurt për Zëri, në Dubrovnik, ka thanë se Mali i Zi nuk ka kurrfarë problemi sa i përket kësaj marrëveshje, për këtë arsye edhe ka kohë që e ka ratifikue atë në parlamentin e saj.

“Mali i Zi nuk ka kurrfarë problemi sa i përket kësaj marrëveshjeje”, ka thanë Pejovic.