Ministri rus, qysh e sheh nderhymjen amerikane n’Kosovë!

“Shtetet e Bashkueme të Amerikës dhe partnerët e tyne perëndimorë, në mënyrë konstante po e shkatërrojnë rendin ekzistent botnor”, ka thanë ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu për Sputnik.

“Ndërhymjet e tyne kanë fillue me Bosnjën dhe Kosovën dhe kanë vazhdue me Irakun e Libinë”, ka thanë Shoygu në nji deklaratë për Sputnik.

Kjo deklaratë e qeveritarit rus ka ardhë mbasi homologu i tij amerikan Ashton Carter, ka thanë se Rusia po i shkatërron themelet e rendit botnor.

“Qysh kur operacioni SHBA-NATO e ka nda Jugosllavinë, Rusia vazhdimisht ka paralajmërue se këto akcione kanë me pasë pasoja”, ka thanë ministri.

Simbas Shoigut, kolegët e tij amerikanë kanë ba gabime të ngjashme edhe n’Irak, Afganistan, Libi dhe në shtetet e tjera.