Ministri serb: Armët e gjetuna janë nga fushëbetejat e Kroacisë e të Bosnjes

Ministri serb i Punëve të Mbrendshme, Nebojsa Stefanovic ka thanë se hetimi për gjetjen e armëve në Jajincë, në afërsi të shtëpisë së familjes së kryeministrit Aleksandar Vucic, ka përfundue.

Simbas agjencisë serbe të lajmeve, Tanjug, Stefanovic ka thanë se ende pritet rezultati i analizave të ADN’s nga armët e gjetuna, transmeton lajmi.net.

Ai ka thanë se nji pjesë e zollave (hedhësit të dorës) vjen nga fushëbetejat e Kroacisë, kurse dy bomba nga fushëbetejat e Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Kjo s’ka të bajë me mbrojtjen fizike të kryeministrit, sepse ajo asht krye, por kjo ka të bajë ma shumë me mbrojtje nga shërbimet informative dhe kundërzbulimet”, ka thanë Stefanovic.