Ministri serb kundërshton Mustafën: “Lugina e Diellit” duhet me u ndërtue

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtic, ka vazhdue me qëndrim të kundërt ndaj shefit të tij në Qeveri, Isa Mustafës.

Ai ka thanë se ndërtimi i lagjes “Lugina e Diellit” në Veri të Mitrovicës, asht e nji randësie të veçantë për kthimin e serbëve, për dallim me kryeministrin Mustafa, i cili ka thanë se kjo lagje nuk ka me u lejoue me u ndërtue. Gjithashtu, kundër këtij ndërtimi, ka qenë edhe ministri i Ambientit, Ferid Agani.

Por, për dallim me qëndrimin e përbashkët të Qeverisë së Kosovës, ministri serb i kësaj ministrie, për ma tepër, ka kërkue ndihmë nga institucionet e Kosovës për me asistue në ndërtimin e këtyne lagjeve.