Ministri serb Rikalo: E kisha bashkëpunëtor Albinin!

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, i cili gjatë ditëve të fundit asht akuzue se ka rrahë e maltretue shqiptarët gjatë luftës, ka sqarue përmes nji deklarate për media të kaluemen e tij.

Ai ka shokue me deklaratë, tue konfirmue se mbas luftës në Kosovë ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Albin Kurtit – lider i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nga viti 2001 deri në vitin 2003 kam punuar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kurse nga viti 2003 në mënyrë aktive kam punuar në sektorin civil për pajtim mes komuniteteve dhe për zhvillim të shoqërisë. Ndoshta këtë publiku nuk e di, por 4 vite kam qenë anëtarë i Bordit në fondacionin Soros së bashku me Shpend Ahmetin dhe Ilir Dedën dhe me intelektualë të tjerë të shquar nga Prishtina. Në vitin 2003 së bashku me Albin Kurtin kam marrë pjesë në themelimin e KAN-it. Në atë kohë së bashku kemi punuar për krijimin e strategjisë së luftës jo të dhunshme për një jetë më të mirë dhe për pajtim mes njerëzve në Kosovë.  Ai më vonë ka ndryshuar bindjet e veta duke nisur një rrugë tjetër, ka formuar lëvizjen Vetëvendosje e cila përdorë metoda të dhunshme për arritjen e qëllimeve politike në politikë, gjë që mua nuk më ka konvenuar. Që nga atëherë kemi ndërprerë bashkëpunimin”, ka thanë Ministri Rikalo.

Tue sqarue akuzat e ngrituna ndaj tij, Ministri Rikalo ka thanë se të gjitha materialet e publikueme për të janë të pasakta dhe qëllimkëqija dhe kanë pas për qëllim diskreditimin e tij, të Listës Serbe dhe Qeverisë së sapoformueme.

 

Shperndaje në: