Ministri thotë se mueji Tetor asht vendimtar për vizat!

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku ka thanë se mueji Tetor mund të jetë vendimtarë për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai ka thanë se në fillim të Shtatorit mekanizmat e Parlamentit EUropian dhe të Këshillit të Bashkimit Europian kanë me shqyrtue rekomandimin e Komisionit Europian për liberalizim të vizave, ndërsa procesi mundet me përfundue gjatë muejit Tetor.

N’anën tjetër, anëtarët e komisionit për integrime europiane dhe deputetë të subjekteve opozitare thonë se çashtja e liberalizimit të vizave ma shumë asht e lidhun me luftimin e korrupcionit sesa me demarkacionin e kufinit me Malin e Zi.
Simbas tyne nuk do të ketë liberalizim derisa nuk ka luftim të korrupcionit.

Ministri Bekim Çollaku ka thanë për “Zërin” se shqyrtimi, përkatësisht miratimi i rekomandimit të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën asht n’ agjendë të Parlamentit Europian dhe Këshillit të Bashkimit Europian.