Ministri Yagcilar në Prishtinë ban fushatë kundër Gulenit

Ministri Mahir Yagcilar ka folë sot kundër Lëvizjes Gulen, e cila asht tue u përndjekë nga Presidenti i Turqisë Recep Tayiip Erdogan, me arsyetimin se asht pikërisht Gulen ai që qëndron mbrapa puçit të muejit Korrik.

Qeveria e Kosovës nuk asht prononcue për këto zhvillime në Turqi, por këtë po e ban Ministri Mahir Yahgcilar, i cili udhëheq me dikasterin e Administratës Publike.

Yagcilar ka folë sikur të ishte Ministër i Erdoganit.

“Turqia në ankthin e natës së 15 Korrikut ka kallxue edhe nji herë forcën e saj si shtet demokratik së bashku me Presidentin Recep Tayip Erdogan, popullin dhe deputetët përkundër tentimit për predispozim. E tanë bota duhet me njoft dhe me dijtë për tentim puçin e organizuem nga organizata FETO, duhet me kallxue se ata janë të rrezikshëm” ka thanë ai.

Këto komente ai i ka ba në nji ekspozitë me foto të grusht shtetit të dështuem në Turqi, ku ka marrë pjesë edhe Ambasadorja e Turqisë në Prishtinë.